Porsche 911 GT3 RS pritet të rregullojë problemet e vonesave të linjave ajrore

Auto

Porsche 911 GT3 RS pritet të rregullojë problemet e vonesave të linjave ajrore

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Delta Airline po u ofron pasagjerëve mundësinë për t’u transportuar nga aeroplani në aeroplan me një Porsche 911 GT3 RS.

Delta Airlines dhe Porsche kanë punuar së bashku për 13 vjet.

Edhe vitin e kaluar linja ajrore ka drejtuar një iniciativë të ngjashme në SHBA, teksa i ka huazuar një model 918 Spyder ekipit të Delta’s Elite Services në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta (ATL).

Bazuar në mënyrën se si u zhvillua iniciativa 918 Spyder, Delta Airlines do të njoftojë pasagjerët e saj me fat të transferimit me 911 GT3 RS me një shenjë që tregon emrin e tyre kur të zbresin nga avion.

Ndryshe, Porsche 911 GT3 RS fuqizohet nga një motor 4.0 litërsh i cili prodhon 386 kuaj fuqi.

Ai është i aftë të udhëtojë nga 0-100 km/h për 3.2 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 296 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat