Gjoba deri në 10 mijë euro në Gjermani – Cilat gjëra të zakonshme nuk duhet t’i keni në veturë

Auto

Gjoba deri në 10 mijë euro në Gjermani – Cilat gjëra të zakonshme nuk duhet t’i keni në veturë

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Gjësende që në dukje janë të padëmshme, mund t’ju kushtojnë shumë në Gjermani.

Pyetja nëse sendet shtëpiake si thika apo luga mund të lihen në veturë duket e parëndësishme në shikim të parë. Megjithatë, realiteti duket ndryshe.

Në Gjermani ka rregulla dhe detyrime të qarta që ndikojnë në transportin e sendeve të përditshme. Në veçanti, mbajtja e sendeve të caktuara shtëpiake në automjet mund të rezultojë me pasoja ligjore, gjegjësisht gjoba deri në 10 mijë euro.

Së pari, shoferëve u kërkohet të sigurojnë siç duhet ngarkesën e tyre. Kjo vlen jo vetëm për gjësendet e rënda, por edhe për gjërat në dukje të padëmshme si blerjet e sendeve ushqimore ose dekorimet e automjeteve.

Në rast aksidenti trafiku, një objekt i pasiguruar mund të përbëjë rrezik serioz, si për pasagjerët në mjet, ashtu edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, shkruajnë mediat gjermane.

Për më tepër, lënia e një thike në një veturë është e ndaluar dhe përfshin rreziqe ligjore. Disa lloje thikash, si thika flutur, thika palosëse, thika me teh fikse më të gjatë se 12 centimetra dhe ato që konsiderohen armë, janë të ndaluara në automjet.

Nëse policia zbulon thika të tilla gjatë një kontrolli, mund të vendosen gjoba të rënda. Këto rregulla zbatohen jo vetëm për veturën, por edhe për transportin publik të këtyre artikujve. Përjashtimet ekzistojnë vetëm për arsye profesionale ose të veçanta që justifikojnë mbajtjen e thikës.

Përveç thikave, rrezik mund të përbëjnë edhe objekte të tjera në veturë. Në këto raste, nuk ka gjobë, por mund të ketë ende dëme të konsiderueshme. Për shembull, ekspertët paralajmërojnë që të mos lihen pajisje elektronike si laptopë, telefona apo tableta në automobil, pasi ato mund të dëmtohen ose të shkaktojnë zjarr. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat