Modeli i parë luksoz Mythos nga Mercedes do të prezantohet në vitin 2025

Auto

Modeli i parë luksoz Mythos nga Mercedes do të prezantohet në vitin 2025

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 12:45
Mercedes

Mercedes në maj të vitit 2023 ka njoftuar për planet e prodhimit të një serie të re ultra luksoze Mythos, por që atëherë nuk ka pasur asnjë lajm.

Bëhet e ditur se modeli i parë nga kjo seri do të prezantohet në vitin 2025.

Çmimi i tij pritet të jetë mjaft i lartë, pasi vetëm modeli bazë AMG SL 43 në SHBA kap vlerën e 101 mijë eurove.

Pra, sa i përket variantit Mythos, nuk duhet të habitemi nëse vlera e tij arrin në 300 mijë dollarë (277,095 euro).

Për t’u prodhuar në numër të ulët, këto automjete do t’u shiten “të apasionuarve dhe koleksionistëve më të përkushtuar të Mercedes-Benz”.

Duket se ky model do të përballet me Bentley, Aston Martin, dhe ndoshta edhe Ferrari apo McLaren.

Ndryshe, në vitin 2023, divizoni Maybach rriti shitjet e tij për 19 për qind, duke inkurajuar Mercedes të prodhojë vetura edhe më të shtrenjta dhe fitimprurëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat