Njihuni me kompaninë që pretendon se do të reduktojë aksidentet rrugore

Auto

Njihuni me kompaninë që pretendon se do të reduktojë aksidentet rrugore

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 10:34
Një kompani me bazë në Houston dëshiron të dyfishojë shpejtësinë dhe intensitetin e ndezjes së këtyre dritave të rrezikut

Një nga shqetësimet më të mëdha të shoferëve është dukshmëria e dobët, si pasojë e së cilës vriten ose lëndohen rreth 15 mijë shoferë në vit.

Shpeshherë kur një veture i prishet goma, ose po e frynë atë, ajo ndalon anash rrugës, dhe në raste të tilla ndez dritat e rrezikut që funksionojnë me anë të butonit me trekëndëshin e kuq.

Për disa shoferë që lëvizin pranë, ato drita urgjence mund të jenë asgjë më shumë se zhurmë, ndërsa të tjerë mund të ndryshojnë korsinë për të shmangur një përplasje të mundshme dhe të tjerë mund të tërhiqen për të ndihmuar.

Pasi që këto drita janë aq të rëndësishme, Emergency Safety Solutions (ESS), një kompani me bazë në Houston dëshiron të dyfishojë shpejtësinë dhe intensitetin e ndezjes së këtyre dritave të rrezikut në mënyrë që të zvogëlohet edhe numri i aksidenteve.

ESS gjeti mbështetje te CEO i Teslas, Elon Musk, kompania e të cilit njoftoi se do të vendoste teknologjinë ESS falas si një përditësim për modelet e saj 3, S, X, dhe Y.

Bëhet e ditur se ky ngarkim ndodhi tetorin e kaluar, duke prekur tashmë afro 2 milionë Tesla.

Por pak pronarë të Teslës e dinë për këtë ndryshim. Kjo për shkak se nuk vërehet ndryshim i madh kur ata ndezin dritat e tyre të rrezikut.

Për momentin, e vetmja herë kur këto drita do të kenë intensitet më të lartë është kur hapet një airbag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat