Vendbanimi italian me 100 banorë, ku bien në radar katër mijë vozitës në ditë

Auto

Vendbanimi italian me 100 banorë, ku bien në radar katër mijë vozitës në ditë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Për dy javë kanë grumbulluar gjoba prej shtatë milionë eurosh.

Në trafik ndodhin lloj-lloj gjërash dhe ky është një rast interesant nga historia jo shumë e largët e një qyteti të vogël në Itali me vetëm njëqind banorë. Në një periudhë prej vetëm dy javësh, radari regjistroi 58.560 gjoba për shpejtësi.

Aquatico është një qytet në rajonin e Liguria, afër kufirit me Francën. Ka dy rrugë, të paktën një shtëpi fshati. Por, Aquatico ka edhe një rrugë pa trotuare që kalon nëpër vend dhe shpesh shërben si skenë e garave ilegale të veturave, shkruan Revijahak.

Kreu i Aquatic, Alessandro Alessandri dhe disa nga fqinjët u lodhën nga zhurma dhe pasiguria e përgjithshme, kështu që më në fund instaluan radarin në vitin 2018. Numri i gjobave u rrit në 4000 në ditë, duke arritur në shtatë milionë euro në dy javë!

“Rekordin” e ka arritur një motoçiklist i cili ka drejtuar 135 km/h. Kufiri i shpejtësisë është zakonisht vetëm 50 km/h. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat