Pronarët e Ford së shpejti do të mund të porosisin mbështetës karikimi të shpejtë që ka qasje në rrjetin e Tesla-s

Auto

Pronarët e Ford së shpejti do të mund të porosisin mbështetës karikimi të shpejtë që ka qasje në rrjetin e Tesla-s

Më: 2 mars 2024 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Ford është vetëm një nga prodhuesit e shumtë të automjeteve që po planifikojnë të fillojnë prodhimin e veturave të reja elektrike që përmbajnë portin e ngarkimit të Tesla-s, që njihet si Standardi i Karikimit të Amerikës së Veriut (NACS).

Ashtu si shumica e kompanive të tjera, Ford po planifikon që këtë ndryshim ta realizojë duke filluar nga viti 2025, dhe është zotuar të ofrojë një mbështetës karikimi për disa modele elektrike ekzistuese me prizë të llojit CCS.

Ndërsa Ford nuk është i vetmi që e premton këtë gjë, kompania duket të jetë një nga të parat që do ta ofrojë, shkruajnë mediat e huaja.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Jim Farley, me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale ka njoftuar se klientët së shpejti do të jenë në gjendje të porosisin një mbështetës për karikim të shpejtë.

Kjo do t’u jap pronarëve të Ford F-150 Lightning dhe Mustang Mach-E qasje në rrjetin e gjerë Supercharger të Tesla-s.

Më shumë informacione rreth këtij avancimi nga Ford do të zbulohen më vonë nga vetë kompania. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat