Çmimi dhe specifikat e tjera të modelit të ri R2 nga Rivian

Auto

Çmimi dhe specifikat e tjera të modelit të ri R2 nga Rivian

Më: 9 mars 2024 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Linja e Rivian është zgjeruar së fundmi me debutimin e modelit R2.

Bëhet e ditur se R2 do të jetë model më i vogël dhe më i përballueshëm se R1, dhe shitja e tij do të fillojë në vitin 2026.

R2 do të jetë në dispozicion me dy ose tre motorë elektrik. Të tre motorët mund të udhëtojnë mbi 482k km/h me një karikim të vetëm, duke përshkuar 96 km/h në më pak se tre sekonda.

Dizajni i produktit të ri nga marka amerikane është i thjeshtë. Ulëset e tij mund të palosen, ndërsa brendësia e tij përbëhet nga teknologji e avancuar me ekrane digjitale.

Ky variant do të shfaqë Standardin e Karikimit të Amerikës së Veriut i cili i jep qasje te karikuesit e Teslës.

Viti 2026 ende është larg, andaj Rivian pritet që fillimisht të ndërtojë fabrikën që do ta prodhojë R2. Megjithatë, ju mund ta rezervoni modelin që sot.

Çmimi fillestar i R2 është 45 mijë dollarë (mbi 40 mijë euro). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat