Riparimi i kësaj veture po kushton sa çmimi i një Ferrari të ri

Auto

Riparimi i kësaj veture po kushton sa çmimi i një Ferrari të ri

Më: 10 mars 2024 Në ora: 10:40
Lexus LFA

Nuk ka shumë vetura Lexus LFA në botë, pasi prej këtij modeli janë ndërtuar vetëm 500 njësi.

Bazuar në imazhet e bashkangjitura, mund të duket se ka një LFA më pak. Fatmirësisht, nuk është kështu, sepse ai po riparohet.

Pronari i kësaj LFA-je të veçantë i shpëtoi një aksidenti me veturë në Gjeorgji, ndërsa pamjet e shpërndara tregojnë gjendjen e veturës pas aksidentit.

Pjesa më e dukshme e dëmtuar është vrima e hapur në derën e pasagjerit me fibër karboni. I mungojnë edhe dritat e pasme, xhami është thyer, dhe rrotat janë dëmtuar. Pjesa e brendshme duket të jetë në gjendje të mirë, ashtu si edhe pjesa e motorit.

Sipas pronarit, kostoja aktuale e riparimit kap vlerën e midis 400 mijë dhe 500 mijë dollarëve (mbi 300 mijë euro). Vetëm dera kushton 40 mijë dollarë (36 mijë euro).

Pra me paratë që shpenzohen për riparimin e këtij modeli ju mund të blini një Ferrari 812 të ri.

Procesi i riparimit mund të zgjasë një vit ose më shumë, por është mirë që kjo veturë legjendare po “shpëtohet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat