Vetura “më e përballueshme” e Mercedes-Benz do të vazhdojë prodhimin

Auto

Vetura “më e përballueshme” e Mercedes-Benz do të vazhdojë prodhimin

Më: 11 mars 2024 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Mercedes-Benz A-Class duket se do të qëndrojë në treg më gjatë se sa pritej, edhe pse marka gjermane po largon shumë nga modelet e saj më të përballueshme dhe më pak fitimprurëse.

Shefi i Mercedes-Benz, Ola Källenius, tha se barazia e kostos së automjeteve elektrike dhe atyre me derivate është “vite larg”.

Kompania kohët e fundit ka vonuar objektivin e saj që automjetet elektrike të përbëjnë 50 për qind të shitjeve të saj globale, dhe ky synim ka ndryshuar për të përfshirë veturat hibride plug-in, shkruajnë mediat e huaja.

Gjithashtu, Mercedes ka konfirmuar se do të ofrojë katër automjete të reja në arkitekturën e tij MMA, megjithëse kjo pritet të përfshijë variante elektrike.

Kjo gamë e veturave ‘Entry Luxury’ do të përfshijë një coupe me katër dyer, një shooting brake, dhe dy modele SUV. Automjeti i parë i prodhuar me arkitekturën MMA pritet të debutojë këtë vit.

Marka ka konfirmuar se synon të regjistrojë fitime më të mëdha nga ato vetura, si pjesë e një shtytje nga kompania për të arritur kushte më të favorshme tregu.

Ndryshe, A-Class ishte automjeti më i shitur i Mercedes në Australi gjatë vitit 2023 me gjithsej 2,392 shitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat