Volkswagen prezanton edicionin Polo Robust për fermerët brazilianë

Auto

Volkswagen prezanton edicionin Polo Robust për fermerët brazilianë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

Volkswagen ka prezantuar modelin Polo Robust në Brazil, i cili njihet si tregu më i madh i markës gjermane në Amerikën e Jugut.

Gjenerata e gjashtë Polo është modeli më i shitur i prodhuesit gjerman të veturave, dhe mposhtet vetëm nga Fiat Strada mini.

Varianti i ri Polo Robust i bashkohet Saveiros dhe Amarokut, në linjën e tij të modeleve të dizajnuara për terrene të vështira, shkruajnë mediat e huaja.

Edicioni Robust fuqizohet nga një motor 1.0 litërsh me tre cilindra, i përshtatur me një transmision manual me pesë shpejtësi.

Bëhet e ditur se më shumë se 2 milionë automjete të reja u shitën në Brazil vetëm në vitin 2023, duke e bërë atë tregun më të madh të rajonit.

Në shkurt të vitit 2024, prodhuesi gjerman njoftoi planet për të investuar 1.83 miliardë dollarë të tjerë në tregun brazilian, duke synuar të rrisë shitjet për 30 për qind.

Në të njëjtin muaj, edhe Fiat njoftoi për një numër automjetesh të reja të krijuara posaçërisht për Amerikën Latine.

Ndryshe, Volkswagen ka katër fabrika në Brazil ku ka operuar për 71 vjet, dhe është eksportuesi më i madh i veturave në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat