Xiaomi fillon me shitjen e veturës elektrike Speed Ultra 7

Auto

Xiaomi fillon me shitjen e veturës elektrike Speed Ultra 7

Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:54
Speed Ultra 7

Kompania kineze Xiaomi ka njoftuar se do të së fillojë së shpejti me porositë e para sa i përket veturës së saj të parë elektrike.

Siç raporton BBC, çmimi i kësaj veture pritet të zbulohet më 28 mars, e porosia e tij mund të bëhet në 59 dyqane që i ka në pronësi në 29 qytete kineze.

Bëhet fjalë për veturën Speed Ultra 7 (SU7) që u prezantua vitin e kaluar, ndërsa drejtori ekzekutiv i Xiaomi, Lei Jun ka bërë të ditur se synojnë të ngriten lart në autoindustri.

Kjo kompani zotohet se do të investojë 10 miliardë dollarë në biznesin e veturave, gjatë 10 viteve të ardhshme.

SU7 do të prodhohet në fabrikën e BAIC Group në Pekin, që pretendohet se ka “kapacitete” të prodhojë 200 mijë vetura në vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat