Chrysler do të tërheqë nga tregu amerikan 286 mijë automjete për shkak të defektit me airbag

Auto

Chrysler do të tërheqë nga tregu amerikan 286 mijë automjete për shkak të defektit me airbag

Më: 22 mars 2024 Në ora: 15:59
Chrysler

Chrysler si një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në SHBA ka njoftuar tërheqjen nga tregu të 286 mijë automjeteve për shkak të një defekti në airbag.

Lajmin për tërheqjen e veturave e ka bërë me dije Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).

Sipas rregullatorit amerikan, ky vendim vjen pasi është konstatuar se fryrësit e airbag-ut mund të çahen në fragmente të mprehta metalike që godasin pasagjerët dhe rezultojnë në lëndime ose vdekje, shkruan Reuters.

Bëhet e ditur se kjo tërheqje do të ndikojë disa modele Dodge Charger dhe Chrysler 300 2018-2021.

Ndryshe, vitin e kaluar Stellantis kishte paralajmëruar 29 mijë pronarë të Dodge Ram të vitit 2003 që të ndalonin menjëherë vozitjen në pritje të riparimeve.

Ky paralajmërim erdhi pasi një person u vra kur një fryrës i airbag-ut Takata shpërtheu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat