Rrjeti elektrik është gati të shpërthejë në katër qytete – shteti evropian me strategji të re për veturat elektrike

Auto

Rrjeti elektrik është gati të shpërthejë në katër qytete – shteti evropian me strategji të re për veturat elektrike

Më: 23 mars 2024 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Holanda ka probleme të theksuara në rrjetin e saj të tensionit të lartë dhe të ulët me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike në disa qytete të mëdha.

Bashkimi Evropian u ka thënë me vendosmëri “jo” veturave që emetojnë dioksid karbon nga viti 2035, duke investuar gjithçka në elektromobilitetin. Sot, kur qytetarët e BE-së përballen me probleme reale për sa i përket veturave elektrike, tabloja e tyre po ndryshon.

Rrjeti i tensionit të lartë nuk mund të përballojë më shumë se konsumin aktual, dhe rrjeti i tensionit të ulët edhe më pak, duke shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë në katër qytetet kryesore të vendit të tulipanëve.

Banorët e Utrehtit, Roterdamit, Amsterdamit dhe Hagës janë jashtëzakonisht të pakënaqur me situatën në të cilën ndodhen dhe disa qytete në Gjermani kanë një përvojë të ngjashme.

Kompania Stedin është operatori më i madh i rrjetit holandez të energjisë elektrike dhe tashmë ka paralajmëruar qeverinë se situata është e paqëndrueshme. Kjo u përkeqësua veçanërisht në Utrecht, ku ata zbuluan se kërkesa për energji elektrike ishte më e madhe se kapaciteti i rrjetit.

Tani që rrjeti është i mbingarkuar, për shkak se infrastruktura energjetike është e pamjaftueshme për numrin në rritje të konsumatorëve, të gjithë kruan kokën dhe kërkojnë kthimin e automjeteve “të rregullta”.

Përveç kësaj, shumica e pronarëve të automjeteve elektrike i ngarkojnë ato në stacionet publike të karikimit kur largohen nga puna, kryesisht në mbrëmje, midis orës 17:00 dhe 20:00.

Operatori i rrjetit ka paralajmëruar qeverinë se për të shmangur praktikën e ndërprerjes, do të ishte e nevojshme të instalohen më shumë se 54 mijë transformatorë elektrikë dhe më shumë se 100 mijë kilometra instalime të reja, gjë që është e pamundur në afat të shkurtër, përveç moszgjidhjes së situatës në afatgjatë kur ka edhe më shumë në rrugë vetura elektrike.

Ekspertët konkludojnë, nëse sot në Holandë ka pothuajse 450 mijë automobila elektrik, gjë që shkakton mbingarkesë në rrjet, atëherë në vitin 2035, kur të ndalojë prodhimi i veturave me motorë SUS, do të ndodhë një fatkeqësi e vërtetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat