Ky është vendi më i rrezikshëm evropian për vozitje, sipas një studimi

Auto

Ky është vendi më i rrezikshëm evropian për vozitje, sipas një studimi

Më: 23 mars 2024 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Prej vizitorëve më të shpeshtë të Evropës janë edhe amerikanët.

Bëhet e ditur se vetëm në vitin 2023, gati një në tre amerikanë që udhëtonin jashtë vendit, zgjodhën të vizitonin një destinacion në Evropë, sipas të dhënave nga Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë.

Rreth tre milionë zgjodhën të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar, 1.5 milion të tjerë Francën, ndërsa 1.6 milion u nisën për në Gjermani, shkruan yahoonews.

Pjesa tjetër u shpërnda në të gjithë kontinentin.

Dhe ndërsa ishin atje, miliona njerëz morën me qera një automjet për të zbuluar peisazhet e atij vendi.

Vignetteswitzerland.com ka analizuar të dhënat nga Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit për të përcaktuar se cilat vende kishin vdekjet më larta në rrugë për një milion banorë.

Pas analizës, ekipi ka zbuluar se vendi më i rrezikshëm për vozitje në Evropë është Rumania, me statistikat që tregojnë 85.81 vdekje për 1 milion banorë.

Në krye të pesë vendeve më të rrezikshme listohen edhe Serbia, Bullgaria, Kroacia, dhe Portugalia.

Sa i përket vendeve më të sigurta, hulumtimi e renditi Norvegjinë si të parën me vetëm 21.38 vdekje për milion banorë, e ndjekur nga Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat