Audi i jep fund prodhimit të R8 dhe shpjegon arsyen

Auto

Audi i jep fund prodhimit të R8 dhe shpjegon arsyen

Më: 25 mars 2024 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Pasi TT i fundit u prodhua në nëntor të vitit 2023, një tjetër veturë ikonë po shkon drejt fundit.

Bëhet e ditur se modeli R8 i fundit nga Audi është montuar në Heilbronn, Gjermani.

Marka kishte menduar të zgjeronte prodhimin e R8 për të vazhduar me një fluks të porosive të klientëve që erdhën pas njoftimit të kompanisë për largimin e modelit nga linja, por kjo nuk ndodhi.

Ndryshe, vitin e kaluar shitjet e R8 u rritën për 49 për qind. Megjithatë, ende ishte produkti më pak i shitur, shkruajnë mediat e huaja.

Duke parë rezultatet e shitjeve, kërkesa për këtë model ka qenë gjithmonë e ulët, gjë që është e kuptueshme duke pasur parasysh çmimin e lartë të saj.

Përveç Audi, edhe Lamborghini ka njoftuar se do të heqë dorë nga modeli Huracan.

Huracan ka qenë vazhdimisht mjaft popullor, gjë që ndoshta shpjegon arsyen se pse Lamborghini do të prezantojë një pasardhës të tij këtë vit. Dhe ndërsa Lamborghini po përgatitet të prezantojë modelin e ri, Audi nuk ka ndërmend ta bëjë të njëjtën gjë.

Herë pas here, zyrtarët e markës gjermane sugjerojnë zëvendësime tërësisht elektrike, por ka të ngjarë që ai të mos vijë së shpej

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat