BMW-ja më e shpejtë në botë, ka 1500 kuaj fuqi - distancën prej 400 metrash e përshkon për 7,9 sekonda

Auto

BMW-ja më e shpejtë në botë, ka 1500 kuaj fuqi - distancën prej 400 metrash e përshkon për 7,9 sekonda

Më: 3 prill 2024 Në ora: 10:36
BMW-ja më e shpejtë në botë

Vetura e përdorur për garat e përshpejtimit, një BMW Serie 2 e modifikuar – është më e shpejta e kësaj marke që aktualisht është në dispozicion.

Nga jashtë duket sikur nuk është ndryshuar asgjë, por motori i tij B58 me gjashtë cilindra është ndërtuar në atë mënyrë, që në fund kjo BMW t’i ketë 1,500 kuaj-fuqi.

Fuqia motorike bartet në të katër rrotat, kurse ndërruesi automatik me tetë shpejtësi, ofron garancion për një vozitje të sigurtë gjatë lëvizjes me shpejtësi të madhe.

Kjo do të thotë se Serie 2 ka ruajtur shumicën e funksioneve origjinale – aty është kontrolli për ajrin e kondicionuar dhe sistemi i infotainment.

Pjesa më e madhe e enterierit mbetet e pandryshuar – e siç thotë pronari, vetura peshon rreth 1,600 kilogramë.

Kjo BMË e modifikuar ka aftësinë që distancën prej 400 metrash ta kalojë për  7,9 sekonda me shpejtësi prej 281 kilometra në orë – që do të thotë se është BMW-ja më e shpejtë në botë në garën 400 metërshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat