Vetura sportive Chevy, e cila nuk u prodhua kurrë

Auto

Vetura sportive Chevy, e cila nuk u prodhua kurrë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 10:55
Chevy

Marka Camaro “ka vdekur”, që do të thotë se kanë vdekur edhe ëndrrat për prodhimin e një veture sportive të përballueshme brenda linjës Chevy.

Por, në fillim të viteve 2010, Camaro pothuajse krijoi një tjetër model më të përballueshëm, konceptin Tru 140S.

Tru 140S debutoi në panairin e automjeteve në Detroit në vitin 2012, me një çmim prej 20 mijë dollarëve, shkruajnë mediat e huaja.

Image
Chevy

Modeli i projektuar nga Nick David fuqizohej nga një motor 1.5 litërsh me katër cilindra, nga transmisioni automatik me gjashtë shpejtësi dhe prodhonte rreth 150 kuaj fuqi.

Se ky koncept ishte aq i dashur e dëshmoi edhe Matt Teske i cili e krijoi një faqe të rreme interneti, duke shpresuar se do ta bindte markën të vinte veturën në prodhim.

“Isha kurioz të shihja se si konsumatorët do t’i përgjigjeshin një prodhuesi tradicional të makinave që prezantonte një EV sportiv, të mbështetur nga një rrjet i fuqishëm karikimi”, thotë Matt Teske në faqen e mashtrimit që ai krijoi, e cila është ende aktive.

Megjithatë, as ky mashtrim nuk e bindi Camaro-n të prodhonte Tru 140S.

Siç raportohet, ky koncept ka të ngjarë të fshihet në selinë e General Motors diku, i harruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat