Range Rover zbulon modelin e ri SV Burford

Auto

Range Rover zbulon modelin e ri SV Burford

Më: 5 prill 2024 Në ora: 11:56
Range Rover SV Burford

Range Rover tani ka një model të ri të quajtur Range Rover SV Burford Edition.

SV Burford thuhet se “përfaqëson kulmin e personalizimit të markës”.

Bëhet e ditur se për zhvillimin e këtij modeli, marka britanike është frymëzuar nga qyteti i Burfordit të Cotwolds, shkruajnë mediat e huaja.

Image
Range Rover SV Burford

Ky model vjen me një motor V8 me 4.4 litërsh me turbo të dyfishtë dhe prodhon 606 kuaj fuqi. Gjithashtu, varianti i ri mund të kap një shpejtësi maksimale prej 260 km/h.

Fuqia i dërgohet të gjitha rrotave dhe kalon përmes transmisionit automatik me tetë shpejtësi.

Ajo që e dallon Burford prej veturave tjera luksoze është ngjyra e jashtme Aether Grey dhe ajo e brendshme e hirtë e lehtë.

“Edicioni Burford bazohet në ekskluzivitetin dhe luksin e Range Rover dhe Cotswolds si një nga vendet më të bukura në Mbretërinë e Bashkuar”, tha drejtori menaxhues i markës, Patrick McGillycuddy.

Ndryshe, ekskluziviteti i Burford është siguruar me vetëm 10 njësi të cilat do të prodhohen.

Për sa i përket çmimit, prodhuesi nuk ka njoftuar ende, por thuhet se lehtësisht mund të thyejë shifrën e 200 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat