Tesla anulon prodhimin e modelit 2

Auto

Tesla anulon prodhimin e modelit 2

Më: 6 prill 2024 Në ora: 10:25
Tesla

Me sa duket, modeli 3 do të jetë vetura më e lirë nga Tesla që do mund të blini në të ardhmen.

Kjo pasi siç raportojnë mediat e huaja, planet për ndërtimin e një të ashtuquajturi model 2 që pritej të kapte vlerën e afro 24 mijë eurove, janë anuluar.

Edhe pse ende nuk është bërë e ditur arsyeja specifike e këtij vendimi, njëri nga faktorët besohet të jetë konkurrenca agresive kineze.

Por, ky nuk duket të jetë vendimi i fundit nga kompania. Burime të ndryshme thonë se përpjekjet e kompanisë tashmë do të zhvendosen te zhvillimi i robotaksive.

Ndryshe, thashethemet për një “Tesla të vogël” janë disa vjeçare. I parashikuar si një hatchback i vogël, modeli i ri do të konkurronte me Chevrolet Bolt dhe Nissan Leaf.

Sido që të jetë, zhvillimi i veturës së vogël nuk do të shkojë huq. Raportohet se platforma e saj do të përdoret për prodhimin e robotaksive, megjithëse nuk dihet se kur ata mund të arrijnë dhe cila është shifra e prodhimit.

Pra, modeli 3 tani është vetura më e lirë nga Tesla, ndërsa ajo më e reja Cybertruck.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat