Kia tregon planet për zgjerimin e linjës së automjeteve elektrike dhe hibride

Auto

Kia tregon planet për zgjerimin e linjës së automjeteve elektrike dhe hibride

Më: 8 prill 2024 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Kia po planifikon të rrisë jo vetëm linjën e automjeteve elektrike (EV) por edhe gamën e atyre hibride.

Së fundmi, marka koreano-jugore ka përsëritur qëllimet e saj për ndërtimin e 15 veturave tërësisht elektrike deri në vitin 2027, me një shitje vjetore prej 1.6 milion njësi deri në vitin 2030.

Bëhet e ditur se Kia synon të prezantojë të paktën një EV të ri çdo vit, nga tani deri në vitin 2027, shkruajnë mediat e huaja.

I pari prej tyre do të jetë një crossover-i elektrik EV3 i cili do të prezantohet në gjysmën e dytë të vitit 2024. Më vonë, atij pritet t’i bashkohet edhe EV2 me fokus në Evropë dhe EV4 më i madh.

Gjithashtu, Kia planifikon të nxjerrë në treg edhe dy automjete tjera elektrike specifike për rajonin, ku njëra do të jetë një Carens EV për Indinë.

Por, përveç ndërtimit të linjës EV, ajo po planifikon të forcojë edhe gamën hibride me gjashtë modele deri në vitin 2026.

Duke e zgjeruar linjën hibride, ajo mund të ndihmojë në menaxhimin e luhatjes së kërkesave për automjete elektrike.

Ndryshe, marka ka pranuar se tani po fokusohet më shumë në teknologjinë e automjeteve për t’i bërë ato më konkurruese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat