Si ta mbani veturën të freskët gjatë ditëve të nxehta?

Auto

Si ta mbani veturën të freskët gjatë ditëve të nxehta?

Më: 9 prill 2024 Në ora: 00:40
Foto ilustrim

Me temperaturat që rriten gjithnjë e më shumë, vala e të nxehtit e bën më të vështirë ngasjen e veturës gjatë ditës.

Kondicioneri ofron lehtësi, por nxehtësia e madhe shpesh e mbingarkon atë duke ia bërë të vështirë për ta mbajtur të freskët veturën, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë, duke i ndjekur disa këshilla, ju mund ta mbani automjetin tuaj të freskët gjatë ditëve të nxehta dhe të siguroni një udhëtim të rehatshëm.

Një nga mënyrat më efektive për ta mbajtur veturën më të ftohtë është vendosja e xhamave të lyer reflektues. Ky lloj xhami jo vetëm që siguron privatësi, por edhe e mban temperaturën e veturës më të ulët.

Një këshillë tjetër është që ta mbuloni veturën me diçka kur e parkoni në diell. Kjo pasi komponentët prej plastike nxehen shpejt dhe e rrezatojnë atë nxehtësi në të gjithë veturën.

Gjithashtu, gjetja e një vendparkimi me hije është jetike. Parkimi nën një pemë ose zonë me hije mund të parandalojë që rrezet e diellit të ngrohin direkt sipërfaqet metalike të veturës.

Por, edhe lënia pak e hapur e dritareve mundëson qarkullim më të mirë të ajrit brenda automjetit dhe parandalon grumbullimin e ajrit të nxehtë.

Zbatimi i këtyre këshillave mund ta bëjë udhëtimin tuaj më të rehatshëm duke ia lejuar edhe kondicionerit që të funksionojë më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat