Gomat me flluska ose gunga – si mund të ndodhë kjo?!

Auto

Gomat me flluska ose gunga – si mund të ndodhë kjo?!

Më: 11 prill 2024 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Prindërit i sollën fëmijët e tyre në një maratonë në Derbyshire, Angli dhe ata u tronditën kur panë një automjet, përkatësisht gomën e përparme të djathtë.

Ishte plot me flluska ose gunga. Shumë shpejt erdhën gardianët e komunës dhe e këshilluan shoferin që të shkojë dhe ta ndërrojë gomën menjëherë – sidomos që me të njëjtën veturë i transporton fëmijët në shkollë.

Teori të ndryshme po zhvillohen për atë që ka ndodhur, por ekspertët nga kompania Continental, kompania e gomave, kanë shpjeguar shkakun e këtij ‘dukurie’.

Me shumë mundësi bëhet fjalë për dëmtim të gomave për shkak të një goditjeje të fortë (gropa në rrugë, bordurë…). Është gjithashtu e mundur që të keni vozitur për një kohë të gjatë me goma që nuk ishin fryrë siç duhet (presion i pamjaftueshëm).

Për shkak të kësaj, pëlhura dhe telat e çelikut në gomë janë plasaritur, dhe me shpërbërjen e asaj rrjete, forca strukturore e gomës dëmtohet dhe shfaqen gunga…

Në rastin e gabimeve në prodhimin e gomave, flluska zakonisht shfaqen në muajt e parë të ngasjes në rrugë. Megjithatë ky është një rast tjetër. Nëse ju ndodh diçka e ngjashme, shkoni menjëherë te auto-mekaniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat