Makinat e prodhuara në Kinë mund të mos importohen më në ShBA

Auto

Makinat e prodhuara në Kinë mund të mos importohen më në ShBA

Më: 12 prill 2024 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Presidentit amerikan, Joe Biden i është kërkuar ndalimi i përhershëm i importit të makinave të prodhimit kinez në ShBA.

Kryetari i Komitetit Bankar të Senatit, Senatori Sherrod Brown, shkroi “Mjetet elektrike kineze janë një kërcënim ekzistencial për industrinë amerikane të automobilave”, shkruan BBC.

Komentet e tij janë më të fortat ende nga çdo ligjvënës amerikan për këtë çështje, ndërsa të tjerë kanë kërkuar tarifa të larta për të mbajtur automjetet elektrike kineze (EV) jashtë vendit.

Në shkurt, Shtëpia e Bardhë tha se ShBA po hapte një hetim nëse makinat kineze paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

“Ne nuk mund ta lejojmë Kinën të sjellë mashtrimin e saj të mbështetur nga qeveria në industrinë amerikane të automobilave”, tha senatori Brown.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat