Herë pas here, hasim në video që na kujtojnë se sa të rrezikshme mund të jenë garat me vetura.
Ajo që nisi si një udhëtim i zakonshëm në një ngjarje të Formula Drift në Long Beach të Kalifornisë, shpejt u shndërrua në një incident të frikshëm që fatmirësisht nuk përfundoi me ndonjë lëndim serioz.
Kevin Darwish publikoi një video në YouTube ku dokumentoi përvojën e tij “pothuajse të djegur” gjatë udhëtimit brenda një veture Mustang RTR të drejtuar nga James Deane.
Udhëtimi filloi mirë, por pas dy kthesash nga vetura filloi të dalë tym i cili shpejt u shndërrua në zjarr.
Zakonisht, duhen pesë sekonda që zjarri të depërtojë brenda automjetit, kështu që Darwish dhe Deane shpejt kanë filluar të zvarriten nga ulëset dhe të dalin nga vetura.
Edhe pse ata e shtypin atë që duket të jetë butoni për shuarjen e zjarrit, për më pak se një sekondë zjarri bëhet më i fortë nga sa mund të përballojë ai buton.
Bëhet e ditur se edhe pse vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme, të dy Deane dhe Darwish kanë shpëtuar pa lëndime.