Ford pritet “të tërheq” më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.
Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi, shkruajnë mediat e huaja.
NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një “humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”.
“Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”, tha Ford në një deklaratë për CNN.
“Siguria është një prioritet kryesor dhe ne po marrim masa proaktive për ta trajtuar këtë çështje menjëherë dhe në mënyrë efektive”.
Problemi mund të zgjidhet nga pronarët që shkojnë në një përfaqësi të Ford-it, falas.