Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Më: 23 prill 2024 Në ora: 00:23
Vajza duke kercyer mbi dritaren e Lamborghinit

Në epokën e rrjeteve sociale, influencuesit shpesh shihen në publik duke realizuar video për TikTok ose rrjete tjera.

Në një përpjekje për t’u bërë viral, disa influencues janë parë duke realizuar marifete të çuditshme dhe mjaft të rrezikshme.

Një video e tillë është publikuar në internet së fundmi ku shihet një grua që e thyen xhamin e përparmë të një Lamborghini pasi kërcen mbi të.

Ndonëse e vë re dhe për një sekondë tronditet, ajo vazhdon të përfundojë kërcimin e planifikuar.

“Pse njerëzit e bëjnë këtë vetëm për të marrë shikime dhe pëlqime”, thuhet në mbishkrimin e videos së postuar në Reddit, data dhe vendndodhja e së cilës nuk dihet.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat