Ideja e përplasjes së një SUV-i të madh me një tjetër të vogël tingëllon e frikshme.
Por, sado e frikshme të tingëllojë, Volvo ka besim se ju mund të shpëtoni shëndoshë e mirë nga ajo përplasje.
Për ta vërtetuar këtë, marka ka organizuar një test në Torslanda të Suedisë mes një modeli EX30 si më i vogli që shet Volvo dhe një gjiganti elektrik EX90.
Vlen të përmendet se gjatë përplasjes EX90 po lëvizte me shpejtësi 49 km/h, ndërsa EX30 brenda së cilit u vendosën dy kukulla po lëvizte me shpejtësi 20 km/h.
Lotta Jakobsson, specialiste e lartë teknike, shpjegoi se si konstruksioni i EX90 zvogëloi rrezikun e lëndimeve te kukullat brenda EX30.
Ndryshe, misioni i Volvos nuk është vetëm të bëjë veturat më të sigurta në rast aksidenti, por të eliminojë gjasat e një aksidenti.