Softueri është një mjet i fuqishëm.
E nëse përfundon në duart e duhura, mund të nënkuptojë shumë më tepër fuqi pa shumë përpjekje.
Një përditësim i thjeshtë prej 1,200 dollarësh në një Audi RS3 zhbllokoi 100 kuaj fuqi shtesë, duke e vënë atë në të njëjtin nivel me modelin RS7 Performance.
RS3 tani prodhon 500 kuaj fuqi nga motori i saj 2.5 litërsh. Ky thuhet të jetë përmirësim mjaft i madh në krahasim me 400 kuaj fuqi sa prodhonte, por është ende larg nga fuqia e RS7 me një motor V8 4.0 litërsh.
Të dyja veturat kanë sisteme të lëvizjes me të gjitha rrotat.
Në një garë mes dy modeleve, RS7 Performance e arriti cakun për 11.3 sekonda, ndërsa RS3 për 11.5 sekonda.
Pra, 1,200 dollarë shtesë duket të jetë mënyrë mjaft e thjeshtë për të nxjerrë një performancë më të mirë nga vetura juaj.