Gara midis Modelit S të Tesla-s dhe Lucid Air Saphire përcakton se cili është sedani më i shpejtë në planet

Auto

Gara midis Modelit S të Tesla-s dhe Lucid Air Saphire përcakton se cili është sedani më i shpejtë në planet

Më: 29 prill 2024 Në ora: 20:24

Nuk ka shumë vetura që mund të përputhen me shpejtësinë e Modelit S Plaid të Tesla-s dhe Lucid Air Saphire, por si krahasohet performanca e dy veturave në një garë me njëra-tjetrën?

Një video e publikuar së fundmi nga DragTimes në YouTube i ka bashkuar dy modelet për të përcaktuar se cili është sedani më i shpejtë në planet.

Siç shihet edhe në video, S niset shumë shpejt, por fitorja i shkon modelit tjetër.

Gjatë gjithë rrugës, Lucid tërhiqet nga Plaid, por vijën e finishit e kalon për 8,96 sekonda dhe me një shpejtësi prej 246 km/h.

Edhe Tesla ishte afër me 9.28 sekonda dhe një shpejtësi prej 239 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat