Një nga veturat hiper sportive më të mira nuk qëndroi shumë në duart e një vozitësi të famshëm.
Edmond Breseghian, i njohur si Mondi në YouTube, kishte pësuar aksident të rëndë gjatë vitit të kaluar me veturën e markës Hummer EV. Kjo nuk e pengoi atë të blinte automjete të reja.
Së fundmi ai bleu një McLaren Senna në këtë mënyrë, me karatestika që kushtojnë qindra mijëra dollarë.
Me vlerë mbi një milion dollarë, por gjithashtu e destinuar për ata me aftësi drejtimi dhe sens të shëndoshë, kjo veturë ishte e dënuar paraprakisht për një fund të shpejtë.
Dhe kjo ndodhi së fundmi në Los Angeles, kur Mondi vendosi të tregojë edhe një herë aftësitë në drejtimin e veturës.
Natyrisht, ai nuk arriti të kontrollonte trajektoren e mjetit dhe pas një ‘djegie’ të shkurtër gomash, ai doli nga rruga dhe u fut në një autosallon të veturave Lexus.
Dhe ky ishte fundi i shembullit të parë të Senës që arriti në Amerikë.