Shumë entuziastë besojnë se Subaru WRX ka një performancë “të butë”.
Madje, versioni i ri i veturës thuhet të jetë më shumë një sedan normal me një turbo të bashkangjitur.
Por, një video e publikuar së fundmi e vërteton të kundërtën.
Kanali Team O’Neil në YouTube ka postuar një video ku Wyatt Knox vozit dhe manovron me WRX të cilën ai e quan “shumë të përsosur”.
Me një sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat dhe 272 kuaj fuqi, Knox thotë se vetura është më e shpejtë nga sa priste ai.