U pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista

Auto

U pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Ju mund të mendoni se keni një punë mjaft interesante, e pastaj mësoni për djaloshin që është paguar vetëm për të testuar një Mercedes me 1,000 kuaj fuqi në një pistë të zbrazët.

Garuesi i veturave sportive Richard Bradley së fundmi ka postuar një video në rrjete sociale ku shfaqet duhet e testuar prototipin Sauber-Mercedes C11 Group C.

Bëhet e ditur se modeli C11 është vazhdim i atij C9 me një motor V8 5.0 litërsh.

Siç raportohet, edhe Michael Schumacher ka vozitur C11 përpara se të debutonte me Formula 1.

Me C11, Mercedes dominoi Kapmionatin Botëror të Veturave Sportive të vitit 1990.

Ndryshe, thuhet se edhe pse një veturë mjaft e shpejt, modeli nga Mercedes është i vështirë për t’u vozitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat