Mazda konfirmon gjeneratën e re CX-5 me motor hibrid

Auto

Mazda konfirmon gjeneratën e re CX-5 me motor hibrid

Më: 13 maj 2024 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Me 153,808 njësi të shitura vitin e kaluar, CX-5 ishte modeli më i shitur i Mazda-s në Amerikën e Veriut.

Së fundmi, marka ka konfirmuar zyrtarisht prodhimin e një gjenerate të re CX-5.

Bëhet e ditur se njoftimi u bë në heshtje në një dokument që lidhet me rezultatet financiare të kompanisë për vitin 2024.

I vetmi informacion tjetër i ndarë nga Mazda në lidhje me modelin e gjeneratës së tretë është që ai do të përmbajë një motor hibrid.

Por, prodhuesi japonez nuk e ka bërë të ditur nëse motori do të jetë vetë-karikues apo jo.

Ndryshe, Mazda premton edhe një model elektrik në vitin 2027, i ndjekur nga një tjetër EV që do të prezantohet midis vitit 2028 dhe 2030.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat