“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara

Auto

“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara

Më: 14 maj 2024 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Xiaomi Su7 mund të jetë një veturë e pëlqyer në Kinë, por shumë pronarë kanë patur probleme menjëherë pasi kanë blerë një veturë të tillë.

Kështu javën e kaluar pronari i një SU7 të kaltër mbeti në rrugë, pasi përshkoi vetëm 39 kilometra.

Kur kërkoi ndihmën e shitësit, ai i tha se veturën duhet ta kthejë në fabrikë për analizë për të përcaktuar nëse mund të rregullohet.

Pronari i veturë për të cilin thuhet se quhet Wen, mori limuzinën elektrike më 4 maj nga qendra e distribuimit të kompanisë Xiaomi në Fudijan, por që ajo iu prish të nesërmen duke e lënë në mes të një autostrade.

Vetura thjesht u ndalë, duke detyruar pronarit ta parkojë pranë rrethojës mbrojtëse të autostradës.

Pak para prishje, mesazhi në instrument tabelën digjitale të SU7 paralajmëronte se vetura do të “fiket”, duke i sugjeruar shoferit që të kontaktojë qendrën e servisimit të kompanisë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, u shfaq mesazhi tjetër që tregonte se sistemi motorik është prishur. Duke mos patur zgjidhje tjetër, Wen i telefonoi “merimangës” për t’ia dërguar veturën në qendrën e distribuimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat