Një vit më parë Kia njoftoi planet për të prezantuar dy kamionë elektrikë deri në vitin 2027.
E me sa duket njëri prej tyre është kapur duke u testuar i kamufluar në Kaliforni.
Meqenëse kjo është një provë, prezantimi i tij nuk ka gjasa të ndodhë deri në vitin 2026.
Ndryshe, ajo që mbetet shqetësim është se marka po i teston modelet në SHBA edhe pse ende nuk janë konfirmuar nëse do të jenë pjesë e tregjeve amerikane.
Sido që të jetë e vërteta, thuhet se Kia ka të ngjarë të prezantojë të paktën një kamion në SHBA. Ose edhe ta ndërtojë atje.