Pronari i një veture Tesla po akuzon kompaninë amerikane sa i përket opsionit të vozitjes autonome – duke bërë që mjeti për pak sa të mos përplaset me trenin në lëvizje.
Craig Doty II nga Ohio, ishte duke u vozitur me veturë kur kamera e vendosur në kabinë shfaq veturën e tij Tesla duke iu afruar trenit në lëvizje – ku nuk asnjë shenjë për zvogëlim të shpejtësisë.
Ai pretendon se e kishte vënë veturën në opsionin e vozitjes autonome dhe nuk kishte zvogëluar fare shpejtësinë pavarësisht se po kalonte treni – duke mos specifikuar modelin e veturës.
Në video shoferi detyrohet të intervenojë duke u kthyer ashpër në anën e djathtë dhe duke u përplasur në laurën dhe t’i shpëtojë shtypjes që sigurisht se do të ishte fatale për të.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai thotë se probleme të tilla kishte patur edhe më herët me këtë veturë elektrike nga Tesla.
Madje shumë pronarë të veturave të tillë kanë ngritur padi ndaj kompanisë, duke pretenduar se opsioni i vozitjes autonome i ka çuar drejt përplasjeve.