Futja në shpejtësinë e gabuar të ndërruesit mund t’i ndodhë kujtdo, por ndonjëherë mund të jetë ‘fatale’ për veturën.
Sidomos nëse e futni ndërruesin në shpejtësi më të vogël në të futej në një më të madhe, dhe dëmi është më i madh nëse e bëni me rrotullime të larta.
Pikërisht një gjë e tillë i ka ndodhur pronarit të një veture sportive në SHBA, Toyota Corolla GR.
Pronari i një Corolle GR të re përjetoi ‘makthin’ para se të përshkonte me veturë 800 kilometra.
Por ajo çfarë e shokoi më së shumti ishte fatura për riparim të veturës, që ishte aq e lartë sa që me atë shumë të hollave ka mundur të blejë një veturë tjetër të tillë të re.
Ai pranoi se e kishte futur ndërruesin e shpejtësi në një shpejtësi më të vogël (gabimisht) dhe se nuk ishte i sigurt se çfarë do të ndodhte, por fatura prej 42.180 dollarë sigurisht se nuk ishte ajo çfarë priste.
Tregoi sesi një natë po ngiste veturën derisa po kthehej nga puna dhe e futi ndërruesin në shpejtësinë e tretë – duke menduar se ishte e pesta.
Bazuar në dokumentacionin që ai i dha Carscoops, departamenti i shërbimit beson se rrotullimet e motorit u rritën në 8,900 rpm, dhe Corolla GR ka një maksimum të lejuar prej 6,500.
Nga të dhënat nga shërbimi rezulton se valvulat në cilindra ishin të përthyer, në vajin e motorit u gjetën rruaza metalike dhe se një piston bëri prerje në murin e cilindrit.
Toyota USA dërgoi një teknik në terren për të kontrolluar veturën dhe dëmtimet. Në fund kompania nuk pranoi të mbulonte dëmin e automjetit me garanci, gjë që është e kuptueshme.