BMW njoftoi se do të prezantojë konceptin e ri Skytop në eventin e ardhshëm të konkursit të elegancës Villa d’Este, por video e parë e kësaj veture u shfaq në rrjetet sociale disa ditë më parë.
Prodhuesi bavarez e tërhoqi videon shumë shpejt, por ‘fantazma’ është lëshuar, kështu që tashmë kemi mundësinë të shijojmë dizajnin e veturës së re.
Nuk dihet shumë për konceptin Skytop, me spekulime se ai mund të bazohet në bazat mekanike të BMW Series 8.
Ajo që mund të shihni në shikim të parë është se prodhuesi gjerman është ende në kërkim të një kombinimi fitues, kur bëhet fjalë për dizajnin e jashtëm.
Kësaj radhe duket se është bërë një hap prapa dhe pjesa e jashtme ka formë disi më konservatore, gjë që sigurisht do t’i kënaqë ata fansa të BMW-së të cilëve nuk u kanë lënë përshtypje zgjidhjet më të fundit të dizajnit.
Skytop ka një pamje agresive, dukshëm sportive me drita të holla të përparme dhe të pasme, një vijë anësore elegante dhe një mbulesë të përparme dukshëm më diskrete në krahasim me modelet më të reja të prodhuesit bavarez.
Supozohet se ka një motor V8 nën kapak, dhe për momentin nuk dihet nëse një model serik do të rrjedhë nga koncepti.