Tërmet i fuqishëm në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit

Azia

Tërmet i fuqishëm në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara,  i cili saktëson se tërmeti është regjistruar afërsisht 67 km në veri-lindje të qytetit pakistanez të Nushkit, me një popullsi prej rreth 27,600 banorësh.

Hipoqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 10 kilometrash.

Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat