Lëkundjet e forta të tërmetit ‘shkundin’ Indonezisë, ja sa ishte magnituda

Azia

Lëkundjet e forta të tërmetit ‘shkundin’ Indonezisë, ja sa ishte magnituda

Më: 24 mars 2024 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi sot pjesën jugore të arkipelagut indonezian, njoftoi Agjencia Meteorologjike dhe Gjeofizike e Indonezisë (BMKG).

Epiqendra e tërmetit ndodhet 104 kilometra në juglindje të qytetit të Ede (në ishullin Flores) dhe thellësia fokale llogaritet në 47 kilometra.

Në deklaratën e BMKG theksohet se nuk ka rrezik për cunami.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat