Kamioni përplaset me një furgon pasagjerësh, 17 viktima në Filipine

Azia

Kamioni përplaset me një furgon pasagjerësh, 17 viktima në Filipine

Më: 25 mars 2024 Në ora: 16:24
Filipine

Të paktën 17 persona humbën jetën pasi një kamion që po transportonte rërë dhe një furgon pasagjerësh janë përplasur.

Nga përplasja e fortë furgoni më pas ka shpërthyer në flakë.

Oficeri i policisë Godofredo Tupaz tha për mediat se mes viktimave është edhe shoferi i fugonit dhe një fëmijë 6-vjeçar.

Ndërsa shoferët e kamionit dhe dy pasagjerët që po udhëtonin me të kanë mbijetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat