Ushtria amerikane thotë se ka kryer dërgimin e ndihmave në veri të Gazës

Azia

Ushtria amerikane thotë se ka kryer dërgimin e ndihmave në veri të Gazës

Më: 25 mars 2024 Në ora: 22:38
Gaza

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka kryer dërgimin e ndihmës në veri të Gazës.

Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane thotë se operacioni përfshinte avionë C-17 dhe ushtarë amerikanë të specializuar në shpërndarjen ajrore të ndihmës humanitare.

Ndihma, e cila përfshinte ushqime, u hodh në veri të Gazës, një zonë që konsiderohet se është me nevojë të madhe, duke lejuar qasjen e civilëve në këto ndihma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat