E dhimbshme: Në përpjekje për të marrë ndihma humanitare, 12 palestinezë u mbytën në det

Azia

E dhimbshme: Në përpjekje për të marrë ndihma humanitare, 12 palestinezë u mbytën në det

Më: 26 mars 2024 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Zyra e mediave qeveritare e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se 18 palestinezë janë vrarë gjatë përpjekjes për të mbledhur ndihmat e nevojshme që u hodhën mbi Gazën veriore.

Ndërsa sipas një deklarate, dymbëdhjetë persona u mbytën kur hynë në det për të marrë pako ushqimore, shkruajnë mediat e huaja.

Gjashtë të tjerët u shkelën për vdekje kur pako të tjera ndihme ranë në tokë.

Ajo bëri thirrje për “një fund të menjëhershëm” të fluturimeve, duke i quajtur ato “fyese, të gabuara, të papërshtatshme dhe të padobishme”.

Deklarata nuk jep detaje të mëtejshme në lidhje me incidentet.

Izraeli, i cili është nën presion për të lejuar më shumë ndihma në Gaza nëpërmjet tokës, thotë se ka lehtësuar lëshimin nga ajri të 159 paketave prej një ton ndihme mbi Gazën veriore të hënën.

Shtetet e Bashkuara thonë se dy avionë C-17 ndihma të hënën, ndërsa Britania e Madhe thotë se një prej avionëve të saj A400M hodhi 10 tonë ujë, oriz, vaj gatimi, miell, mallra të konservuara dhe ushqime për fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat