Alarm në Japoni, dy të vdekur dhe mbi 100 të shtruar në spital për shkak të konsumit të një suplementi

Azia

Alarm në Japoni, dy të vdekur dhe mbi 100 të shtruar në spital për shkak të konsumit të një suplementi

Më: 27 mars 2024 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë shtruar në spital në Japoni pasi konsumuan një suplement orizi të njohur si “beni-koji”. Kjo është bërë e ditur nga ministria Japoneze e Shëndetësisë ndërsa frika e sigurisë së produkteve të tregtuara nga kompania farmaceutike po shtohet.

Produktet nga Kobayashi Pharmaceutical Co. me bazë në Osaka, që tregtoheshin se ndihmojnë në uljen e kolesterolit, përmbanin një përbërës të quajtur “beni-koji”. Kompania pranoi se një person vdiq për shkak të problemeve me veshkat pasi ka marrë suplementin në fjalë për tre vjet, ndërsa vdekjen e dytë të dyshimtë e raportoi ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa çështja shëndetësore përshkallëzohet, autoritetet e Osakas lëshuan urdhra tërheqjeje për tre produkte që përmbajnë oriz të fermentuar me maja.

Përveç produkteve nga Kobayashi, më shumë se 40 produkte nga kompani të tjera që përmbajnë beni-koji, u tërhoqën nga java e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat