Tajlanda drejt njohjes ligjore të martesës së njëjtës gjini

Azia

Tajlanda drejt njohjes ligjore të martesës së njëjtës gjini

Më: 27 mars 2024 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Tajlanda ka bërë një hap historik më pranë barazisë martesore pasi dhoma e ulët miratoi një projekt-ligj që i jep njohje ligjore martesës së të njëjtit seks.

Megjithatë, projektligji, ende ka nevojë për miratim nga Senati dhe miratim mbretëror për t’u bërë ligj.

Por sipas bbc, kjo pritet të ndodhë gjerësisht deri në fund të vitit 2024, duke e bërë Tajlandën të vetmin vend të Azisë Juglindore që njeh bashkimet e të njëjtit seks.

Kjo do të çimentojë reputacionin e Tajlandës si një strehë relative për çiftet LGBTQ+ në një rajon ku qëndrime të tilla janë të rralla.

“Ky është fillimi i barazisë. Nuk është një kurë universale për çdo problem, por është hapi i parë drejt barazisë,” i tha parlamentit Danuphorn Punnakanta, një deputet dhe kryetar i komitetit të dhomës së ulët për barazinë martesore, ndërsa prezantonte një projekt-ligj.

“Ky ligj kërkon t’u kthejë këto të drejta këtij grupi njerëzish, e jo t’u japë atyre të drejtat”, shoti ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat