Sulm me armë në Bregun Perëndimor/ 3 të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë

Azia

Sulm me armë në Bregun Perëndimor/ 3 të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë

Më: 28 mars 2024 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Tre të plagosur është bilanci i sulmit të armatosur nga një person i panjohur, i cili hapi zjarr mëngjesin e së enjtes kundër disa automjeteve, dhe një shkollë, pranë Jeriko në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Një terrorist qëlloi në disa automjete pranë qytetit al-Aëza, rreth dhjetë kilometra në veri të qytetit palestinez të Jeriko”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Në gjendje më të rëndë është një 30-vjeçar, ndërsa një 21-vjeçar dhe një 13-vjeçar janë jashtë rrezikut për jetën.

Ushtria izraelite dërgoi menjëherë përforcime në vendngjarje dhe mbylli të gjitha rrugët për të kërkuar autorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat