Forcat izraelite: Do të duhen disa orë nga mbërritja e dronëve, pas Jordanisë edhe Iraku mbyll hapësirën ajrore

Azia

Forcat izraelite: Do të duhen disa orë nga mbërritja e dronëve, pas Jordanisë edhe Iraku mbyll hapësirën ajrore

Më: 13 prill 2024 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Burimet amerikane konfirmojnë se Irani ka armatosur tashmë 100 raketa dhe janë gati për sulm ndaj Izraelit. Pritet sulm masiv ndaj objektivave ushtarake dhe qeveritare izraelite.

Forcat izraelite (IDF) njoftojnë se “do të duhet kohë që dronët e Iranit të hyjnë në hapësirën tonë ajrore”.

Pas Jordanisë, edhe Iraku deklaroi mbylljen e hapësirës ajrore pezullon të gjithë trafikun ajror. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Transporteve.

Burimet izraelite konfirmojnë lëshimin e dronëve nga Irani

Zyrtarët izraelitë konfirmuan se dhjetëra dronë u nisën nga Irani drejt Izraelit. Këtë e raporton Ynet . Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, u lëshuan midis 50 dhe 100 dronë vetëvrasës. Të njëjtat raporte vlerësojnë orën e mbërritjes në Izrael rreth orës 7.30 nesër në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat