Jordania shpall gjendjen e jashtëzakonshme, përgatit mbrojtjen ajrore për të kapur dronët iranianë

Azia

Jordania shpall gjendjen e jashtëzakonshme, përgatit mbrojtjen ajrore për të kapur dronët iranianë

Më: 13 prill 2024 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Jordania shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mes të sulmeve me dronë të Iranit ndaj Izraelit, raportoi Reuters, duke cituar mediat shtetërore.

Dy burime rajonale të sigurisë i thanë Reuters më parë se mbrojtja ajrore e vendit është e përgatitur për të kapur dhe rrëzuar çdo dron iranian që hyn në hapësirën e tij ajrore.

Burimet thanë se ushtria e Jordanisë është gjithashtu në gatishmëri të lartë dhe sistemet e saj të radarëve po monitorojnë aktivitetin e dronëve.

Detaje tjera po priten të japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat