​Libani mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

Azia

​Libani mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

Më: 14 prill 2024 Në ora: 00:18
Foto ilustrim

Ministria libaneze e Punëve Publike dhe Transportit njoftoi të shtunën se hapësira ajrore e vendit do të mbyllet përkohësisht për të gjithë avionët në hyrje, nisje dhe tranzit pas zhvillimeve rajonale.

Ministria shtoi në një deklaratë se mbyllja është një masë paraprake dhe është efektive në orën 1:00 të mëngjesit me orën lokale deri në orën 7:00, të mëngjesit të së dielës.

Ky vendim nënkupton ndërprerjen e plotë të operacioneve të navigimit ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit Rafic Hariri, gjatë orarit të cekur.

Përndryshe, Irani ka lëshuar dhjetëra dronë drejt Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat