Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli tani ka mundësinë të krijojë një aleancë strategjike kundër Iranit

Azia

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli tani ka mundësinë të krijojë një aleancë strategjike kundër Iranit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 17:15
Yoav Gallant

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka thënë se Izraeli tani ka mundësinë të krijojë një aleancë strategjike kundër Iranit.

“Ne kemi një mundësi për të krijuar një aleancë strategjike kundër këtij kërcënimi të rëndë nga Irani, i cili po kërcënon të vendosë eksplozivë bërthamorë në këto raketa, gjë që mund të jetë një kërcënim jashtëzakonisht i rëndë”, ka thënë Gallant në një deklaratë, shkruan Sky News.

Ndërkaq, kabineti izraelit i luftës u mblodh pak kohë më parë për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Kjo, pasi Irani lëshoi rreth 300 raketa dhe dronë në të gjithë Izraelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat